Tue, Aug 5, 2025

“Ndoshta ke harruar kush është babai yt” – Fero prek me dedikimin për vajzën

  • PublishedAugust 4, 2025

“Ndoshta ke harruar kush është babai yt” – Fero prek me dedikimin për vajzën

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional drejtuar vajzës së tij, Ninës, të cilën thotë se nuk e ka parë prej gati një viti.

Në një postim në InstaStory, ai shkruan:

“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi.”
#shtetikorruptuar

Kjo s’është hera e parë që Fero ngre akuza për padrejtësi në çështjen e kujdestarisë, duke aluduar se ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, ka shkelur marrëveshjen për takimet me të bijën.