Wed, Aug 6, 2025

Kundërshtari i Egnatias shkarkon trajnerin, atmosferë negative para ndeshjes së Conference League

  • PublishedAugust 5, 2025

Kundërshtari i Egnatias shkarkon trajnerin, atmosferë negative para ndeshjes së Conference League

Olimpija Ljubljana do të sfidojë Egnatian të enjten në orën 20.00 në shtëpi, në përballjn e vlefshme për turin e 3-të kualifikues të Conference League. Të rjea të rëndësishme vijnë nga klubi slloven, teksa së fundmi është zyrtarizuar edhe largimi i trajnerit.

Jorge Simao është shkarkuar nga pankina pas humbjes 0-5 në kampionat ndaj Celje.

“FC Olimpija Ljubljana njofton se Jorge Simao nuk do ta drejtojë më ekipin e parë” – shkruan klubi.

Një lajm i mirë ky për kampionët e Shqipërisë, që gjejnë kundërshtarin në një moment mjaft negativ.


AlbaniaWeb.net