Thu, Aug 7, 2025

Trump reagon pas takimit Putin-Witkoff në Moskë:Diskutimi ishte produktiv! Do të punojmë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

  • PublishedAugust 6, 2025

Trump reagon pas takimit Putin-Witkoff në Moskë:Diskutimi ishte produktiv! Do të punojmë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Mesazhet që vijnë nga ana tjetër e Atlantikut në lidhje me rezultatin e takimit midis Vladimir Putin dhe Steve Witkoff janë të paqarta.

Teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi se sanksionet dytësore ndaj Rusisë pritet të vendosen të premten, Donald Trump postoi më herët një postim në Truth Social pas takimit që i dërguari i i posaçëm amerikan Steve Witkoff mbajti sot në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në postimin e tij Trump thotë se në takimin Witkoff-Putin pati përparim të madh për bisedimet e paqes.

“Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim”, shkruan Trump në Truth Social.

Postimi i plotë i Trump:

“I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim jashtëzakonisht produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. U bë një përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”