Fri, Jun 19, 2026

Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama publikon pamjet nga Shkodra: Program në funksion të Shqipërisë 2030 në BE

Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama publikon pamjet nga Shkodra: Program në funksion të Shqipërisë 2030 në BE
  • PublishedAugust 8, 2025

Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër.

Rama shkruan se aksioni vazhdon në Shkodër ashtu si në një sërë qytetesh të tjera.

Kreu i qeverisë theksoi se do t’i hapë rrugë “Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE”.

“MIRËMËNGJES dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë️”, shkruan Rama.