Sun, May 24, 2026

Fluks i jashtëzakonshëm në Muriqan, trafiku bllokohet me kilometra! Emigrantët presin në vapë për të hyrë në Shqipëri

Fluks i jashtëzakonshëm në Muriqan, trafiku bllokohet me kilometra! Emigrantët presin në vapë për të hyrë në Shqipëri
  • PublishedAugust 8, 2025

Pika kufitare e Muriqanit po përjeton fluks të madh hyrjesh këtë të enjte, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe pritje të gjata për qindra emigrantë që po kthehen në atdhe për pushimet e verës.

Sipas dëshmive të udhëtarëve në radhë, në dy orë lëvizja ka qenë vetëm 1 kilometër, ndërsa temperatura ka shënuar mbi 40°C, duke e bërë situatën edhe më të vështirë, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël.

“Jemi nisur nga Italia, kemi udhëtuar 15 orë me traget dhe tani jemi në rradhë për orë të tëra në këtë vapë. Është e padurueshme për fëmijët,” shprehet një emigrant që po pret të hyjë në territorin shqiptar.

Autoritetet kufitare janë vënë në lëvizje për të menaxhuar fluksin, por sasia e madhe e mjeteve dhe kthimi masiv i emigrantëve për pushime po krijon bllokime të konsiderueshme