Fri, May 15, 2026

Aksident në “Qafën e Koshovicës”, 4 të lënduar dërgohen në spital

Aksident në “Qafën e Koshovicës”, 4 të lënduar dërgohen në spital
  • PublishedAugust 8, 2025

Një aksident rrugor ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në “Qafën e Koshovicës”, Fier.

Sipas policisë, 44-vjeçari E.S., banues në Patos, dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga. Si pasojë u lënduan katër persona, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.