Mon, Aug 11, 2025

“Gazetari s’ka armë në dorë, por mikrofon”- Protesta para godinës së News24, Osman Stafa: Me një vendim pa paralajmërim gjendemi përballë faktit të kryer “Dilni jashtë”

  • PublishedAugust 11, 2025

“Gazetari s’ka armë në dorë, por mikrofon”- Protesta para godinës së News24, Osman Stafa: Me një vendim pa paralajmërim gjendemi përballë faktit të kryer “Dilni jashtë”

Pas tre ditësh terror dhe raprezalje ndaj televizionit News24, gazetarët dhe Shoqëria Civile kane dale në protestë para godinës së bllokuar nga Policia Ushtarake me një akt arbitrar, pa pritur vendimin e gjykatës.

Gazetari Osman Stafa u shpreh se janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrat e tyre.

Ai theksoi se News24 i ka hapur dyert cdo problematike të qytetarëve dhe ka denoncuar ngjarjet korruptive në vend.

Stafa theksoi se zgjedhja e godinave ku ndodhet News24 dhe Panorama TV ishte e qëllimtë për ngritjen e fabrikës së armëve.

“News24 prej 3 ditësh nuk transmeton. Janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrë. Gazetari nuk ka armë në dorë, por mikrofon. I ka hapur dyert cdo problematike të qytetarëve, News24 ka denoncuar moment pas momenti edhe ngjarjet korruptive që janë të shumta në Shqipëri.

Kjo është e qëllimtë, po ndodh sepse News24 nuk qëndron në linjën që qeveria kërkon. Me një vendim pa paralajmërim gjendemi përballë faktit të kryer dilni jashtë”, tha Stafa.