FOTO+VIDEO/ Kamionë privatë mësyjnë brenda News24, grabisin kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve
Çmenduria e uzurpimit të News24 nga Policia dhe shteti po kalon çdo imagjinatë. Kamionë të mëdhenj me targa private mësyjnë brenda ambienteve të Focus Group pa asnjë lloj autorizimi.
Në kamiona, civilë të ndryshëm dhe të paidentifikuar po grabisin pajisjet private dhe çfarë të munden e pastaj për t’i ngarkuar në kamionë. Po shkulen pajisje të televizionit sikur tenda apo sende të pavlera.