E shumëpritura ndodhi! Cristiano Ronaldo i propozon Georgina Rodriguez
Cristiano Ronaldo ka propozuar Georgina Rodriguez për martesë!
Një nga propozimet më të përfolura prej vitesh nëse kishte ndodhur ndonjëherë apo do të ndodhte, më në fund është realizuar. Dhe nuk është aspak një propozim çfarëdo!
Georgina ka ndarë në rrjetet sociale momentin e ëmbël duke u mjaftuar vetëm me dorën e saj me një unazë me diamant gjigant.
“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”, shkruan ajo.
Dhe me shkëlqimin e këtij diamanti, duket se çifti i ka verbuar dhe heshtur të gjithë ndërsa presin një kapitull të ri në jetën e tyre.