Wed, Aug 13, 2025

Vajza e Joe Biden, Ashley, i jep fund martesës pas 13 vitesh

  • PublishedAugust 13, 2025

Vajza e Joe Biden, Ashley, i jep fund martesës pas 13 vitesh

Ashley Biden, vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden dhe Jill Biden, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, mjeku Howard Krein, pas 13 vitesh martesë. Sipas The Philadelphia Inquirer, 44-vjeçarja dorëzoi dokumentet më 11 gusht në Gjykatën Bashkiake të Filadelfias.

Po atë ditë, Ashley ndau në Instagram një foto duke ecur në park me këngën Freedom të Beyoncé në sfond dhe një citat motivues për fillimet e reja, të cilin e fshiu më vonë.

Çifti u martua më 2 qershor 2012 në Greenville, në një ceremoni me rreth 200 të ftuar, ku Joe Biden e shoqëroi personalisht të bijën drejt altarit. As Ashley dhe as Krein nuk kanë komentuar mbi ndarjen.