Vllaznia me më të mirët, “gola në seri” kundër Kukësit
Të martën pasdite, Vllaznia ka zhvilluar miqësoren e radhës para përfundimit të përgatitjeve verore të kuqebluve. Shkodranët kanë pritur në “Loro Boriçi” skuadrën e Kukësit, me miqësoren që përfundoi në shifrat përfundimtare 4-3.
Serioziteti i Vllaznisë ndaj këtij dueli u dallua që në rreshtimin e formacionit, ku pjesë e 11-tshes së parë që zbriti në fushën e lojës ishin futbollistët që konsiderohen si titullarë. Kështu nga porta nisi si titullar Phols, e ndërsa në mbrojtje ishin rreshtuar Pusi, Bajrami dhe Kuros. E ndërsa mesfushë mbuluan pozicionet Mala, Sala, Qato dhe Jago, të cilët mbështetën treshen e sulmit Balaj, Kastrati dhe Murataj.
Edhe në pjesën e dytë ashtu si në të parën është Vllaznia që dikton totalisht ritmin e lojës dhe gjen golin me një diagonale të bukur të Jagos. Me brazilianin që dërgon shifrat në 3-1 në minutën e 54-ët. E në të njëjtën mënyrë do të përgjigjej edhe Kukësi, që sërish ngushton diferencat në 3-2 pas golit të Xhekson.
Festën e golave do e vijonte edhe Mensah, i cili pasi shmang bukur një kundërshtar, e dërgon topin në rrjetën e portierit kuksian për shifrat 4-2. Por, do të kishte sërish spektakël për tifozët në stadium, pasi Kukësi do të ngushtonte sërish shifrat në 4-3 pas një goditjeje dënimi të shndërruar në gol. Deri në fund ka pak për t’u shënuar me ndeshjen që mbyllet në 4-3 për Vllazninë, ku shkodranët treguan edhe një nivel të kënaqshëm loje që u duartrokit edhe nga të pranishmit në “Loro Boriçi”.