Humbja në Champions, trajneri i Shkëndijës: Nuk luajtëm si duhet, sukses i merituar për Qarabag
Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri analizoi humbjen 5-1 ndaj Qarabag në Champions.
“Si fillim dua ta uroj ekipin e Qarabagut për kualifikimin në play off të Ligës së Kampionëve. Besoj se ishte një ndeshje që ata e merituan më shumë. Ne kishim një pjesë të parë të dobët, ku përveç dominimit fizik që kishte ekipi vendas, ne pësuam edhe gola shumë të lehtë. Dhe mos të harrojmë se luajmë në xhiron e tretë dhe në këto nivele nëse pranon kështu gola siç pranuam ne sot, nuk ke asnjë lloj mundësie për kualifikim. Unë dua që ne të qëndrojmë me këmbë në tokë, kur ekipi luan keq, normal se përgjegjësi kryesor jam unë.
Dhe unë bisedova me futbollistët, ne duhet të përmirësohemi, duhet ti pranojmë kritikat ashtu siç pranomin uratat për rezultat e arritura. Duke mësuar, duke punuar, kjo ndeshje duhet të na shërbejë si shkollë për të ardhmen.”