Thu, Aug 14, 2025

Ambika Mod: Aktoret me ngjyrë nuk marrin të njëjtat mundësi si kolegët e bardhë

  • PublishedAugust 13, 2025

Ambika Mod: Aktoret me ngjyrë nuk marrin të njëjtat mundësi si kolegët e bardhë

Aktorja britanike Ambika Mod (29 vjeçe), e njohur për rolin e saj në serialin e suksesshëm të Netflix-it One Day, ka folur hapur për pabarazitë në industrinë e filmit pas shpërthimit të famës.

Në një intervistë për The Times, Mod u shpreh se, ndonëse seriali i solli njohje ndërkombëtare, mundësitë e saj nuk kanë qenë të krahasueshme me ato të bashkë-yllit të saj, Leo Woodall. Ky i fundit ka siguruar tashmë një rol në filmin biografik Tony, për jetën e shefit të ndjerë Anthony Bourdain.

“Nuk më vjen keq për atë që kam thënë më herët. Është thjesht e vërteta. Ia thashë këtë edhe Leos në sy – nuk ka të bëjë me të personalisht, por me realitetin e industrisë dhe shoqërisë,” u shpreh Mod. Ajo shtoi se gratë me ngjyrë dhe pa lidhje në këtë industri duhet të punojnë shumë më tepër për të arritur gjysmën e suksesit që të tjerët mund ta kenë më lehtë.

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku më herët ajo kishte theksuar se pavarësisht popullaritetit, aktoret me “ngjyrë tjetër lëkure” nuk përfitojnë të njëjtat oferta si kolegët e tyre të bardhë.

One Day, drama romantike që preku miliona shikues në mbarë botën, mbetet një nga prodhimet më të suksesshme të Netflix për vitin që lamë pas.