Ashley Biden akuzon publikisht bashkëshortin për tradhti, një ditë para kërkesës për divorc
Vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden, Ashley Biden, ka tronditur rrjetet sociale me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj bashkëshortit të saj, mjekut Howard Krein. Vetëm një ditë para se të paraqiste kërkesën për divorc pas 13 vitesh martesë, 44-vjeçarja publikoi në InstaStory një foto të çiftit duke ecur dorë për dore, të shoqëruar me mbishkrimin: “Burri im dhe e dashura e tij të kapur për dore”, duke zgjedhur si sfond këngën “Another” të Notorious B.I.G. dhe Lil’ Kim, e njohur për temat e tradhtisë.
Të nesërmen, Ashley, punonjëse sociale dhe vajza e Jill Biden, depozitoi kërkesën për divorc në Filadelfia. Pak më vonë, ajo u rikthye sërish në Instagram, këtë herë me një foto ku ecën në park duke bërë shenjë miratimi, teksa në sfond dëgjohej “Freedom” e Beyoncé.