Dinamo një hap larg grupeve të Conference League, njihuni me rivalin në Play Off
Dinamo triumfoi 3-1 ndaj Hajdukut të Splitit, duke kaluar kështu në fazën Play Off të Conference League. Dinamovitët luajtën një ndeshje mjaft të mirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë dhe mbi të gjitha, një rival me emër të madh.
Ekipi i Ilir Dajës në Play Off gjen polakët e Jagiellionas. Takimi i parë do të luhet me 21 gusht, ndërsa e kthimit është e programuar një javë më pas.