Reagon Bella Thorne pasi fansat e kritikuan për propozimin e saj ndaj të fejuarit
Bella Thorne ka reaguar ndaj kritikave që mori pasi vendosi t’i propozojë për martesë të fejuarit të saj, producentit Mark Emms, dy vite pasi ai i kishte bërë propozimin i pari.
Në një postim romantik në Instagram më 16 gusht, aktorja dhe këngëtarja 27-vjeçare publikoi foto dhe video nga momenti kur ajo u gjunjëzua dhe i dhuroi Emms-it një unazë, duke shkruar:
“3 vjet më parë u takuam, 1 vit më vonë ai më propozoi, tani 1 vit më vonë bëra edhe unë 🥴❤️.”
Propozimi u realizua në një ambient të zbukuruar me qirinj, lule shumëngjyrëshe dhe tullumbace në formë zemre me mbishkrimin “Të dua”.
Ndërsa shumë fansa e përgëzuan për gjestin, disa komente kritike nuk munguan. Një ndjekës shkroi: “Në rregull zonja, le të mos e normalizojmë këtë, apo jo?”, koment që mori mbi 80 mijë pëlqime.
Thorne reagoi një ditë më pas përmes Instagram Stories, ku shkroi:
“Komentet në postimin tim janë për të qeshur! Gjysma prej jush janë si ‘po, fuqia e vajzës!’, gjysma tjetër thonë ‘mos e normalizoni këtë!’”
Bella dhe Mark janë fejuar që nga maji i vitit 2023. Në atë kohë, ai i dhuroi asaj një unazë diamanti me prerje smeraldi. Çifti u njoh në festën e ditëlindjes së Cara Delevingne në Ibiza në vitin 2022 dhe sipas Bellës, ishte dashuri me shikim të parë.