Thu, Aug 21, 2025

“Dribloi” Bologna-n, Asllani drejt Torinos, gati vizitat mjekësore

  • PublishedAugust 21, 2025

“Dribloi” Bologna-n, Asllani drejt Torinos, gati vizitat mjekësore

Prej kohësh, Inter ka nxjerr në shitje Asllanin, por ky nuk është më një lajm. Fakt është që mesfushori kuqezi nuk bën pjesë në planet e Chivu, por fakt është gjithashtu se klubi zikaltër po has jo pak vështirësi për të shitur Asllanin, kjo pasi pengesë e fortë po bëhet lojtari dhe përfaqësuesit e tij. Në Itali, mediat e bënin të kryer transferimin e tij në radhët e Bologna-s, me dy klubet që kishin gjetur një akord total, Inter do të përfitonte 9 milionë euro kesh, por në të njëjtën kohë do të ruante edhe 40% të kartonit.

Për të hedhur në erë këtë akord mendoi Asllani pasi përfaqësuesit e tij nuk ishin të kënaqur me ofertën ekonomike, 1,7 milionë euro në sezon, ofertë e cila bëri që kjo negociatë të dështonte, plus që përfaqësuesit e tij kërkonin edhe garanci sportive. Këto kushte është gati t’ia plotësojë Torino.

Mediat italiane shkruajnë se ekipi Granada i është rikthyer edhe një herë pistës Asllani, pasi është një lojtar që e ndjekin prej kohësh. Torino është gati t’i ofrojë mesfushorit shqiptar 2 milionë euro në sezon, plus një rol si protagonist në skuadër. Me Asllanin që ka dhënë pëlqimin e tij për këtë kalim, por mbetet për të gjetur një akord ndërmjet dy klubeve.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje, me Torinon që ofron 1,5 milionë euro për huazimin dhe 12 milionë euro në rast se blejnë.

()


AlbaniaWeb.net