Fri, Aug 22, 2025

Disfatë e hidhur në ndeshjen e parë të Play Off të Conference League, Dinamos i duhet mrekullia për grupet

  • PublishedAugust 21, 2025

Disfatë e hidhur në ndeshjen e parë të Play Off të Conference League, Dinamos i duhet mrekullia për grupet

Dinamos do i duhet më shumë se një mrekulli për të arritur në grupet e Conference League, teksa në ndeshjen e parë të Play Off, pësoi disfatë 3-0 në Poloni ndaj Jagiellonias.

Vendasit vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, teksa realizuan dy herë me Imaz dhe Pululu. Në fillimin e pjesës së dyrë, Wojtuszek thelloi shifrat.

Shumë pak për të thënë për dinamovitët, që nuk u futën dot në lojën e tyre, për asnjë moment.

4 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë, me rezultatin që mbeti i njëjtë deri në fund.

Vlen të theksojmë se akti i kthimit do të luhet pas një jave.


AlbaniaWeb.net