Sat, Aug 23, 2025

“Tenis” që në start/ Bayern “masakron” rivalin, shkëlqejnë Olise me dopietë dhe Kane me tripletë. Luis Diaz rrëmben zemrat e tifozëve (VIDEO)

  • PublishedAugust 22, 2025

“Tenis” që në start/ Bayern “masakron” rivalin, shkëlqejnë Olise me dopietë dhe Kane me tripletë. Luis Diaz rrëmben zemrat e tifozëve (VIDEO)

Pasi rrëmbeu Superkupën javën e kaluar, Bayern Munchen i bën një nisje fantastike sezonit të ri në Bundesligë, duke triumfuar 6-0 ndaj rivalëve të Leipzig në “Allianz Arena”.

Olise, Luis Diaz dhe Kane ishin fantastikë, i pari shënoi dopietë, i dyti një gol dhe dy asiste, ndërsa anglezi tripletë në pjesën e dytë. Një meritë edhe Gnabry me dy asiste në pjesën e parë.

Olise ishte protagonist me dy gola në pjesën e parë të sfidës, ndërsa një tjetër e shënoi Luis Diaz i cili u prezantua në mënyrën më të mirë me kampionatin gjerman.

Në pjesën e dytë pastaj protagonist absolut u bë Harry Kane, i cili shënoi tre gola, dy nga të cilët me asiste të Luis Diaz, duke mbyllur me një fitore shumë të thellë këtë javë të parë të kampionatit.

Goli i parë i Olise (VIDEO)

Goli i Luis Diaz (VIDEO)

Goli i dytë i Olise (VIDEO)

Goli i parë i Kejn (VIDEO)

Goli i dytë i Kejn (VIDEO)

Goli i tretë i Kejn (VIDEO)


AlbaniaWeb.net