Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur?
Robert Berisha dhe Ana Skrel, një nga çiftet e showbiz-it shqiptar shpesh shumë të komentuar, duket se po kalojnë një tjetër moment të ndërlikuar në marrëdhënien e tyre.
Pas një krize të parë që u bë publike disa muaj më parë, Ana Skrel riktheu në Instagram fotot me Robert Berishën, gjë që u pa si një shenjë ribashkimi për çiftin.
Por së fundmi, ato fotografi janë zhdukur sërish nga profili i modeles, dhe kaq ka mjaftuar për t’u ngritur aludime për një tension të ri mes dyshes.
Detaji që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është mungesa e një urimi publik nga Robert Berisha në ditëlindjen e Anës, ndonëse modelja festoi me miqtë dhe ndjekësit e saj.
Megjithatë, dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë hapur mundësinë që bëhet fjalë vetëm për një periudhë të ftohtë e jo përfundimin e historisë së tyre.
Sakaq rikujtojmë që ende nuk ka asnjë deklaratë publike prej tyre, as prej Robert Berishës dhe as prej Ana Skrelit. Fansat mbeten në pritje për të parë nëse Roberti dhe Ana do të kapërcejnë sërish këtë krizë, apo nëse kësaj here bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë.
Deri atëherë mbetet veç të presim…