Mon, Aug 25, 2025

FOTO/ Juve bën “Zonjën e Vjetër” ndaj Parmas, David e Vlahovic i japin fitoren në start, Tudor: Nuk ishte e lehtë (VIDEO)

  • PublishedAugust 25, 2025

FOTO/ Juve bën “Zonjën e Vjetër” ndaj Parmas, David e Vlahovic i japin fitoren në start, Tudor: Nuk ishte e lehtë (VIDEO)

Juve bën “Zonjën e Vjetër” në këtë start të Serie A. Ekipi i Tudor i bën një nisje me 3 pikë sezonit duke kaluar pa shumë probleme Parma-n, një sukses 2-0 i vendosur nga golat e David dhe Vlahovic. Juve mori menjëherë kontrollin e topin duke krijuar disa raste të pastra për shënim, ishin dhe të pafat, si në fillimin e pjesës së dytë, ku e majta e Conceicao-s u përplas në shtyllën pingule.

Pas disa përpjekjeve, Yildiz depërtoi bukur në krah, futi një top në qendër, aty ku David gjeti prekjen fituese duke i bërë një nisje me gol aventurës së tij në Torino. Në minutën e 80-të, Tudor hodhi në fushë edhe Vlahovic, një nga emrat më të lakuar këtë verë, por situata nisi të ndërlikohej pasi tre minuta më vonë, Cambiaso u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli antisportiv.

Për të sjell qetësi dhe festë në “Stadium” mendoi Vlahovic, me “bomberin” serb që konvertoi në gol assistin e Yildiz duke hipotekuar fitoren e Juves, me “Zonjën” që mban hapin e Napolit dhe Romës. Suksesi i Juves “pushtoi” faqet e para të mediave italiane:

“Goditje nga Juve, apo Juventudor”, ishin disa nga titujt kryesor.

Vlerëson në maksimum këtë fitore trajneri Tudor: “Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç e prisnim, kundër një ekipi të mbyllur si Parma. Ndeshja e para janë gjithnjë të vështira. Nuk ishte e lehtë të gjeje hapësira, por ishte shumë e rëndësishme ta nisnim mirë. Vlahovic? Është i përqendruar, ka zhvilluar një muaj fazë përgatitore perfekte. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të, në fund është shoqëria që vendos”, u shpreh Tudor ndër të tjera.

()


AlbaniaWeb.net