Juventus beson në transferimin e Zhegrovës, pasaporta shqiptare mund ta ndryshojë marrëveshjen
Një pikë kthese për Edon Zhegrovën: ai ka marrë një pasaportë shqiptare. Juventusi mund të përqendrohet tek ai pa zënë vendet e futbollistëve që janë jashtë BE-së.
Anësori i Lille, Edon Zhegrova, mbetet një objektiv kyç për Juventusin. Lajme të rëndësishme kanë mbërritur në orët e fundit: talenti kosovar ka marrë pasaportën e Shqipërisë.
Një detaj që mund të jetë vendimtar për sa i përket tregut të transferimeve, pasi që nga 28 marsi 2024, në fakt, futbollistët shqiptarë nuk konsiderohen më lojtarë ekstrakomunitarë në Serie A. Kjo do të thotë që Zhegrova nuk do të zinte një vend “klasik të BE-së” nga futbollistët bardhezinj, por do të ishte në kategorinë e veçantë të rezervuar posaçërisht për lojtarët e regjistruar me pasaportë shqiptare (ashtu siç ekziston një regjim i veçantë për lojtarët anglezë).
Ky lajm thjeshton dhe lehtëson një transferim të mundshëm tek Juventus, të cilët janë gati të vlerësojnë me kujdes mundësinë për të sjellë lojtarin e lindur në vitin 1999 në Torino.