Debutoi me assist, trajneri i Burnley për Brojën: I duhen minuta në këmbë (VIDEO)
Armando Broja,“bomberi” kuqezi rikthehet të luajë, për më tepër si titullar me ekipin e tij të ri, Burnley. Ashtu siç pritej, trajneri Scott Parker i besoi nga minuta e parë në EFA Cup, në Kupën e Ligës në Angli, kundër Derby County, ekip që militon në Championship. Katër minuta lojë i mjaftuan Brojës për të lënë gjurmë, me sulmuesin kuqezi që u kthye në protagonist në topin e parë që i erdhi në këmbë, duke shërbyer pastër për Ramsey, me këtë të fundit që me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.
Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të. Ekipi i tij arriti të kaloj më tej në Kupën e Ligës pas suksesit 2-1. Për sa kohë qëndroi në fushë, Broja u vlerësua nga mediat me notën 6,5. I kënaqur me paraqitjen e Brojës u shfaq edhe trajneri Scott Parker, me këtë të fundit që vlerësoi faktin që lojtar si Broja patën mundësi të kishin minuta në këmbë:

“Ishte një mundësi e mirë për shumë lojtarë që të luanin më shumë minuta. Gjykimi për Armando Brojën nuk vjen nga ndeshja sot. Ka nevojë për minuta, ka 2 javë e gjysmë me ne dhe i duhen disa minuta me shumë në këmbë sigurisht. Edhe kjo ishte një stërvitje për të, kështu do të arrijmë atje ku duam” u shpreh Parker.
()