Jason Kelce thyen heshtjen për fejesën e Taylor Swift dhe Travis Kelce: Propozimi u dëgjua në të gjithë botën!
Jason Kelce, vëllai i yllit të futbollit Travis Kelce, nuk po i kursen emocionet për fejesën e tij me këngëtaren Taylor Swift. Në episodin e fundit të podcastit “New Heights”, Jason i dërgoi një urim të veçantë çiftit, duke e quajtur propozimin “një lajm i madh që tronditi botën”.
Travis Kelce dhe Taylor Swift, të dy 35-vjeçarë, njoftuan fejesën me një postim të përbashkët në Instagram më 26 gusht, ku ndanë imazhe nga momenti magjik i propozimit në një kopsht të mbushur me lule. Kelce propozoi me një unazë të veçantë “Old Mine brilliant cut”, që ai e krijoi së bashku me artisten e bizhuterive Kindred Lubeck.
Në një intervistë, babai i dy vëllezërve Kelce tregoi se propozimi ndodhi rreth dy javë më parë në shtëpinë e tyre dhe se Travis Kelce kishte menduar ta shtynte për një event më madhështor, por babai i tij e këshilloi që momenti të jetë sa më i veçantë, pavarësisht vendit.
Fejesa vjen vetëm dy javë pasi Taylor Swift debutoi në podcastin “New Heights”, ku zbuloi albumin e saj të 12-të “The Life of a Showgirl”, që do të dalë më 3 tetor dhe përfshin këngë si “Elizabeth Taylor” dhe bashkëpunimin me Sabrina Carpenter.