‘Si janë flokët e tu të vërtetë?’/ Cardi B ngatërron avokatin me ngjyrën e flokëve gjatë gjyqit
Ndërrimi i parukeve të Cardi B e la një avokat që po e merrte në pyetje gjatë një gjyqi për sulm civil të hutuar në lidhje me “flokët e saj të vërtetë”.
Të martën, më 26 gusht, reperja (emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almánzar) dëshmoi pasi u padit në vitin 2020 nga një roje sigurie i cili pretendon se Cardi e sulmoi jashtë një klinike mjekësore në Beverly Hills në vitin 2018, sipas Rolling Stone. Cardi mohoi se kishte ndodhur një përleshje fizike, megjithatë pranoi se kishte pasur një “përleshje verbale” pasi ndihej e rrethuar.
Ndërsa ajo po jepte dëshminë e saj avokati filloi të vinte në pikëpyetje flokët e saj, duke ndryshuar nga një paruke e zezë një ditë më parë në një paruke të gjatë bjonde.
Gjithçka filloi kur avokati e pyeti krijuesen e hitit “Bodak Yellow” nëse ajo kishte “flokë të zinj, flokë bjondë apo ngjyrë tjetër flokësh” në datën e incidentit të supozuar.
Cardi, i tha avokatit se kishte veshur një bluzë me kapuç. Pastaj ai e shtyu më tej.
“Dje kishe flokë të zinj, të shkurtër. Sot janë bjondë dhe të gjatë. Cili është floku yt i vërtetë? Apo janë të dy të vërtetë?” e pyeti ai.
Reperja e “I Like It” qeshi përpara se të përgjigjej: “Janë paruke”.
«Në rregull. Më fal, nuk e dija. Atëherë, është një paruke e mirë sot», u përgjigj avokati.
Në padinë e ngritur në vitin 2020, roja e sigurisë Emani Ellis pretendoi se Cardi e sulmoi fizikisht, i preu fytyrën me thonjtë dhe pështyu mbi të gjatë një vizite në zyrën e mjekut obstetër, sipas Rolling Stone.
Sipas medias, Cardi, e cila në atë kohë ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë me reperin e Migos, Offset pretendoi se Ellis, e cila punonte në zyrë, filloi të “çmendej” dhe dukej sikur po e ndiqte dhe e filmonte.