Mon, Sep 1, 2025

Pse Denzel Washington ka ndaluar së shikuari filma?

  • PublishedSeptember 1, 2025

Pse Denzel Washington ka ndaluar së shikuari filma?

Filmat e Denzel Washington kanë fituar gjithsej 4.9 miliardë dollarë në të gjithë botën, por ai zbuloi se nuk shikon më filma.

Aktori amerikan e filloi karrierën e tij në teatër dhe u bë i famshëm duke luajtur në serialin televiziv mjekësor të viteve 1980, St. Elsewhere. Paraqitja e tij e parë e madhe në film ishte në A Soldier’s Story (1984), dhe që atëherë është shfaqur në filma të tillë si Glory, Training Day, Cry Freedom, American Gangster, Fences, The Tragedy of Macbeth dhe Gladiator II.

Ai ka fituar dy çmime Oscar, dy Golden Globes, një Screen Actors Guild Award (SAG) dhe një çmim Tony, si dhe dy nominime për çmime Grammy dhe dy Emmy. Pavarësisht suksesit të tij të madh, ai pranoi së fundmi se nuk shikon asnjë film. Në një intervistë për GQ me regjisorin e Highest 2 Lowest, Spyke Lee, dhe bashkë-yllin e A$AP Rocky, ai tha:

“Unë nuk shikoj filma, vëlla. Seriozisht. Nuk shkoj në kinema. Nuk shikoj filma… Jam lodhur nga filmat.”

Aktori i famshëm ia atribuoi indiferencën e tij faktit se kishte luajtur në shumë filma, me mbi 40 role filmike. Kur Lee e pyeti se sa filma kishte bërë, ai thjesht hamendësoi: “Ndonjë 50?”

Më herët këtë muaj, ai deklaroi gjithashtu se nuk do të aktrojë “për çmimet Oscar”: “Nuk më interesojnë këto gjëra. Kam fituar disa herë kur nuk duhet dhe nuk kam fituar herë të tjera kur duhet. Njeriu jep çmimin, Zoti jep shpërblimin”, tha ai.

Denzel Washington ka fituar një çmim Oscar për Aktorin më të Mirë Mbështetës për filmin Glory (1989) dhe një çmim Oscar për Aktorin më të Mirë për filmin Training Day (2001).