Wed, Sep 3, 2025

La Shqipërinë për Zvicrën, Drejtori i kombëtares helvete flet për Bajramin

  • PublishedSeptember 3, 2025

La Shqipërinë për Zvicrën, Drejtori i kombëtares helvete flet për Bajramin

Adrian Bajrami la Kombëtaren e Shqipërisë për t’u bashkuar me Zvicrën. Ky vendim i mbrojtësit të Benfikës u bë publik vetëm pak ditë më parë, nga vetë FSHF, nëpërmjet një postimi në Websiten e Federatës.

Drejtori i Kombëtares  së Zvicrës, Pierluigi Tami, dha mendimin e tij për Bajramin.

“Me Adrianin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe na u bë shumë qejfi që zgjodhi Zvicrën”, tha zyrtari. Kujtojmë që Adrian Bajrami nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare për Shqipërinë.


AlbaniaWeb.net