Fri, Sep 5, 2025

U tronditën nga Sllovakia, Nagelsmann reagon ashpër: Ishim kilometra larg

  • PublishedSeptember 5, 2025

U tronditën nga Sllovakia, Nagelsmann reagon ashpër: Ishim kilometra larg

Në sfidën e parë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, Gjermania dhuroi një nga blofet e mëdha të mbrëmjes, me “pancerat” e Nagelsmann që pësuan një humbje të papritur në transfertë përballë Sllovakisë. Gjermania mori shpejt kontrollin e topit, por pa mundur të krijojnë raste të pastra, qartësisht i mungoi pasi final.

Vendasit jo vetëm që nuk qëndruan pasiv, por luajtën si të barabartë duke qenë rrezik konstant me disa kundërsulme të shpejta. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, blerja e fundit e Atletico Madrid, Hancko finalizoi një zbritje të bukur në sulm duke i dhuruar avantazhin Sllovakisë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Sterlec realizoi një super gol duke dyfishuar shifrat. Nagelsmann u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi, me disa zëvendësime, por pa sukses, me ekipin e tij që nis këtë aventurë me një humbje që shqetëson jo pak.

I ashpër në deklaratën e tij pas ndeshjes u shfaq trajneri Nagelsmann: “Kundërshtari ynë ishte thjesht kilometra përpara nesh, nga minuta e parë deri në fund, ky është një fakt. Nuk kemi pasur një histori të shkëlqyer në vitet e fundit, nuk kemi pasur vetëbesim dhe kemi luajtur me 80% të kapacitetit tonë. Nëse duam të shkojmë në Botëror dhe të bëjmë mirë atje, duhet të ndryshojmë këtë”, u shpreh Nagelsmann.

Grupi A, kryesohet për momentin nga Irlanda e Veriut, me këta të fundit që triumfuan 3-1 përballë Luksemburg.

()


AlbaniaWeb.net