Fri, Sep 5, 2025

Nga Turqia insistojnë, Gallatasari nuk heq dorë nga Calhanoglu, kanë kohë deri më 12 shtator

  • PublishedSeptember 5, 2025

Nga Turqia insistojnë, Gallatasari nuk heq dorë nga Calhanoglu, kanë kohë deri më 12 shtator

Prezenca e Hakan Calhanoglu në përfaqësuese për dy sfidat e shtatorit, kundër Bullgarisë dhe Spanjës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, kanë ndezur edhe një herë zërat që flasin në lidhje me të ardhmen e tij dhe për një transferim të mundshëm në radhët e Gallatasarit, skuadër që nuk heq dorë nga regjisori i Inter.

Sipas mediave turke, ekipi i Gallatës do të tentojë deri në fund të merkatos për të joshur zikaltërit, kujtojmë që në Turqi merkato e verës është e hapur deri më 12 shtator.

Gjithnjë sipas mediave në Turqi, klubi nga Stambolli është gati t’i ofrojë Interit 10 milionë euro, një shifër e ulët duke marrë parasysh edhe kërkesat që zikaltërit kishin gjatë verës, ku kërkon të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë Calhanoglu.

Ky propozim, gjithnjë nëse është real, pritet të dështojë shpejt, kjo dhe për një tjetër arsye të fortë. Inter dhe Chivu do ta kishin të pamundur për të zëvendësuar Calhanoglu në një kohë kur merkato në pjesën tjetër të Evropës është e mbyllur.

()


AlbaniaWeb.net