Fri, Sep 5, 2025

Juve-Vlahovic, rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter

  • PublishedSeptember 5, 2025

Juve-Vlahovic, rinovimi është i pamundur, në skenë tani del edhe Inter

Dusan Vlahovic ishte një nga emrat më të përfolur gjatë kësaj merkatoje vere, kjo për vetë faktin se sulmuesin serb nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Tudor, në të njëjtën kohë drejtuesit e klubit dëshironin ta shisnin pasi lojtari futet në vitin që i përfundon kontrata, plus që këtë sezon u aktivizua klauzola që detyron “Zonjën e Vjetër” ta paguajë 12 milionë euro në sezon.

Ndryshe nga se pritej, Vlahovic nuk u largua nga Torino, me lojtarin që vendosi veton duke mos preferuar të largohej nga futbolli i rëndësishëm. “Bomberi” serb ka humbur statusin e tij në Torino pasi tashmë është kthyer në një rezervë luksi, por pavarësisht këtij fakti, Vlahovic ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni duke realizuar dy gola në dy ndeshjet e para. Këto ditë, në Torino, qarkulluan fjalë se Vlahovic mund të rinovonte kontratën që i përfundon në 2026, por “TuttoSport” sqaron se ka pak ose aspak shanse që kjo të ndodhë, aq më tepër tani.

Vlahovic pritet të vijojë të jap kontributin e tij në Torino, me shumë gjasa sërish së zëvendësues, në pritje që ky sezon të përfundojë dhe më pas të vendos i lirë për të ardhmen e tij. E përditshmja torineze shton se një opsion për të ardhmen e sulmuesit serb mund të jetë edhe Interi pasi lojtari ka një marrëdhënie shumë të mirë më Beppe Marotan, ish drejtorin e tij tek Juventus.

()


AlbaniaWeb.net