Fri, Sep 5, 2025

VIDEO/ Kombëtarja U-21 reziston vetëm një pjesë loje, 21-vjeçarët gjermanë fitojnë miqësoren në Elbasan

  • PublishedSeptember 5, 2025

VIDEO/ Kombëtarja U-21 reziston vetëm një pjesë loje, 21-vjeçarët gjermanë fitojnë miqësoren në Elbasan

Kombëtarja shqiptare U-21 zhvilloi një miqësore luksi me bashkëmoshatarët e Gjermanisë. Ashtu siç parashikohej, të besuarit e Alban Bushit janë mundur në Elbasan, në shifrat 0-2.

Kuqezinjtë 21-vjeçarë kanë rezistuar vetëm një pjesë loje, duke e mbyllur të parën me rrjeta të paprekura, madje janë shfaqur rrezikshëm, ku mund të kishin shënuar. Ndryshe u paraqit pjesa tjetër e lojës.

Me të nisur pjesa e dytë, miqtë gjermanë kalojnë në avantazh. Ansah merr topin në qendër dhe lëshon një gjuajtje që nuk i lë kohë për reagim Jukajt dhe 0-1 për “pancerat”.

VIDEO – GOLI I PARE I GJERMANISE

Por nënkampionët në fuqi të Evropës nuk do të ndaleshin me kaq. Pa kaluar as 4 minuta, Gjermania shënon edhe të dytin. Këtë herë me Pejçinoviç, i cili shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes për të shënuar në portën e Jukajt.

VIDEO – GOLI I DYTE I GJERMANISE

Kuqezinjtë u munduan në pjesë e mbetur të shënojnë një gol nderi, por ishte e pamundur përballë një skuadre të mirëorganizuar. Në radhët e Gjermanisë ra në sy se titullarë në takimin e sotëm ishin edhe dy shqiptarët që ndiqen nga Silvinjo, Brajan Gruda dhe Nelson Vaiper.


AlbaniaWeb.net