Sat, Sep 6, 2025

Kris Jenner drejt ndarjes nga partneri?

  • PublishedSeptember 6, 2025

Kris Jenner drejt ndarjes nga partneri?

Pas spekulimeve të shumta në media për një ndarje të mundshme mes Kris Jenner dhe partnerit të saj Corey Gamble, një burim i afërt me çiftin ka hedhur poshtë çdo zë, duke konfirmuar për TMZ se ata janë “të lumtur dhe më të fortë se kurrë”.

Burimi thekson se çifti e ka konsideruar situatën si “qesharake” dhe se nuk kanë asnjë ide se si nisën thashethemet apo pse u përhapën nga disa media. “Spekulimet janë shumë qesharake për ta, sepse të dy janë të suksesshëm dhe nuk e kanë mbështetur kurrë njëri-tjetrin financiarisht,” shtoi ai, duke i quajtur pretendimet për ndarje “skandaloze”.

Zërat për krisje në marrëdhënien e tyre nisën pas një raportimi të Radar Online, ku një tjetër burim pretendonte se Corey ishte lodhur nga mënyra si Kris e qorton publikisht. Po i njëjti burim pretendonte se Corey kërkonte një “rrogë të mirë” për rolin e tij si partner, bashkëpunëtor dhe mbështetës i vazhdueshëm i matriarkës së familjes Kardashian-Jenner.

Megjithatë, as Kris Jenner as Corey Gamble nuk kanë reaguar drejtpërdrejt lidhur me këto zëra, por burimet e afërta konfirmojnë se çifti, i cili është bashkë që nga viti 2014, vazhdon të qëndrojë i bashkuar dhe i pandikuar nga thashethemet.