Sat, Sep 6, 2025

Befason Muçi, sulmuesi transferohet te Trabzonspor: Shpresoj që klubi të blejë kartonin tim, jam 100% në formë

  • PublishedSeptember 6, 2025

Befason Muçi, sulmuesi transferohet te Trabzonspor: Shpresoj që klubi të blejë kartonin tim, jam 100% në formë

Në Stamboll, tek Beshiktash zbarkoi se një super yll, një talent që shihej si një investim i madh për të tashmen dhe të ardhmen, por gjërat nuk shkuan si duhet për Ernest Muçin, me sulmuesi kuqezi që pak nga pak humbi statusin dhe shkëlqimin e tij. Makthi merr fund për futbollistin e Kombëtares pasi më në fund arrin të gjejë një sistemim të ri, të paktën për momentin.

Në mënyrë të papritur, Beshiktash ka lënë të lirë Muçin për t’u transferuar tek ekipi i Trabzonspor, një rival i tyre direkt në Superligën turke, për më tepër e kanë lëshuar në formë huazimi me të drejtë blerje, detaje që u zbuluan nga vetë Muçi pasi zbarkoi në aeroport:

“Këtë sezon jam këtu si i huazuar, por në kontratë ekziston edhe opsioni për blerje. Dua që ky opsion të shfrytëzohet dhe do bëj më të mirën. Jam shumë i emocionuar për të dhënë kontributin tim për ekipin. Jam i hapur për të luajtur në pozicione të ndryshme. Jam një lojtar fleksibël dhe mendoj se kjo cilësi do të jetë një avantazh për ekipin. Kam folur me trajnerin. Kam besim tek ai dhe besoj se do të kemi sukses. Jam plotësisht gati fizikisht. Jam në 100% të formës sime dhe mezi po e pres të nis sezonin”, u shpreh ish sulmuesi i Tiranës.

Muçi ishte pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e shtatorit, por sulmuesi u largua pasi kishte disa shqetësime të vogla fizike.

()


AlbaniaWeb.net