Sat, Sep 6, 2025

Komandon Binder në Barcelonë, motorët KTM fluturojnë në parakualifikueset e Moto GP

  • PublishedSeptember 6, 2025

Komandon Binder në Barcelonë, motorët KTM fluturojnë në parakualifikueset e Moto GP

Motori KTM vazhdon të lërë përshtypje të mira në Katalonjë. Brad Binder ka marrë dje vëmendjen në pistën e Montmelosë, duke regjistruar kohën më të mirë në parakualifikueset e Çmimit të Madh të Barcelonës të Moto GP.

Piloti nga Afrika e Jugut regjistroi kohën 1’38″141, duke marrë vendin e parë, 104 të mijtat më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Pedro Akosta, i cili kishte kryesuar sesionin e parë të provave të lira. Në përballjen mes vëllezërve Markez, këtë herë triumfoi Aleks, i cili zuri vendin e tretë përpara Markut. Piloti i ekipit Gresini tregoi gjithashtu një ritëm të mirë me gomat mesatare. Nga ana tjetër, Mark Markez shfaqi një formë të mirë, sidomos kur degradimi i gomave filloi të bëhej i ndjeshëm.

BRENDA NË TOP 10 – Përveç emrave të lartpërmendur, kalimin direkt në Q2 e siguroi edhe Marko Bexeki, i pesti në sesionin e pasdites. Piloti i Aprilias po rikuperon pas disa fundjavave të vështira. Enea Bastianini përfundoi i gjashti, edhe pse pati një rrëzim në fund të sesionit. Pas tij vjen Franko Morbideli në vendin e shtatë, i ndjekur nga dy Hondat e Johan Zarkos dhe Luka Marinit. I dhjeti u rendit Ai Ogura (Trackhouse Aprilia), duke detyruar Fabio Kuartararon të garojë në Q1. Piloti i Yamahës nuk është i vetmi emër i madh që zhgënjeu dje në Spanjë

KRIZË PËR FAVORITËT – Horge Martin dhe Françesko Banjaja po kalojnë një moment shumë të vështirë: çuditërisht, protagonistët kryesorë të sezonit 2024 janë jashtë zonës Q2 në pistën e Montmelosë. Spanjolli, vetëm i 18-ti, duket se ka ende nevojë për kohë për t’u përshtatur me Aprilian. Ndërkohë, Peko Banjaja vazhdon të ankohet për mungesë ndjesie me motorin Dukati 2025. Problemet në hyrjet e kthesave dhe mungesa e tërheqjes në dalje e kanë penalizuar rëndë kampionin italian, cili e mbylli vetëm në vendin e 21-të, një rezultat zhgënjyes që e detyron të kërkojë kalimin në Q2 përmes seancës Q1. Sot në orën 10:10 është radha për sesionin e dytë të lirë, në orën 10:10 fillojnë kualifikueset, ndërsa në orën 15:00 do të startojë gara Sprint me 12 xhiro. Çmimi i madh i Katalonjës (24 xhiro) do të nisë të dielën në orën 14:00.


AlbaniaWeb.net