Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë, situata e kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”.
Ekipi i drejtuar nga tekniku Silvinjo zhvilloi një seancë pa shumë ngarkesë fizike, duke u fokusuar te skema taktike dhe goditjet standarde.
Sulmuesi Myrto Uzuni u stërvit për një pjesë të sesionit, ndërsa më tej vazhdoi i diferencuar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit e plotë.
Nesër, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur deri në orën 16:00 ditën e martë).