VIDEO/ Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë
Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë.
Suedezët u gjetën të papërgatitur në minutën e 26-të, me Rexhbecaj që ia doli të dërgojë topin në rrjetë, pasi mori një top të gjatë mjaft të bukur. Për të ardhur te goli i dytë, në të 42-tën, Rrahmani shërbeu për Muriqin, i cili nuk fali.
⚽️ GOAL – Kosovo gets the lead with Elvis Rexhbeçaj with a fast break
🇽🇰 Kosovo 1-0 Sweden 🇸🇪pic.twitter.com/rM64giwXUq
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 8, 2025
Në pjesën e dytë të besuarit e Tomasson shtuan presionin por pa mundur dot të bënin diçka konkrete. Kosova merr 3 pikët e para në Kualifikuese dhe e sheh veten në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Suedia dhe 3 pikë më pak se Zvicra kryesuese që mposhti Slloveninë 3-0.