Tue, Sep 9, 2025

Drilon Rama flet për raportin me Sara Kolamin pas BBVK3: Nuk më është duk mirë që e shfrytëzoi atë moment

  • PublishedSeptember 9, 2025

Drilon Rama flet për raportin me Sara Kolamin pas BBVK3: Nuk më është duk mirë që e shfrytëzoi atë moment

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një interviste ku ka sqaruar disa nga thashethemet që kanë qarkulluar për të pas përfundimit të spektaklit.

Boksieri nga Drenica ka folur hapur për raportin e prishur me ish-banorën Sara Kolami, me të cilën pati një miqësi të afërt edhe jashtë shtëpisë së BBVK-së. Ai ka sqaruar se tashmë nuk kanë më komunikim, duke theksuar se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë më shumë se një shoqëri.

“Ka qenë një shok i mirë, edhe pas Bigut. Edhe jashtë jam kuptuar mirë me të, por asnjëherë nuk ka pasur diçka më shumë nga ana ime”, u shpreh Rama.

Ai zbuloi se prishja e raportit ndodhi pas daljes së një videoje të vjetër, e cila sipas tij u keqinterpretua dhe krijoi përshtypjen se ai kishte tradhtuar Sarën. Sipas Drilonit, në atë moment shumë njerëz i kthyen shpinën, përfshirë edhe Sarën, e cila vendosi ta heqë nga lista e ndjekësve në Instagram.

“Por problemi është që doli një video që ka ndodhur shumë më herët, se di sa vite, edhe kur doli videoja më janë gjuajtur shumë njerëz se u duk sikur me tradhtu Sarën dhe Sara e shfrytëzoi atë moment dhe më hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram. Mu nuk më është dukur mirë ajo sjellje. Nëse do të ishte shok i vërtetë, nuk do ta kishte shfrytëzuar atë moment, por do ta kishte bërë më herët”, tha ai.

Në fund, Rama i uroi gjithë të mirat Sarës dhe të gjithë ish-banorëve të BBVK-së, përfshirë edhe ata që nuk e kanë kuptuar.