Thu, Jun 18, 2026

LIVE/ Gjimshiti bën “mëkat”, shpërdoron rast nga fare pranë (VIDEO)

LIVE/ Gjimshiti bën “mëkat”, shpërdoron rast nga fare pranë (VIDEO)
  • PublishedSeptember 9, 2025

Shqipëria 1-0 Letonia

Shqipëria mat forcat me Letoninë në “Air Albania”, në përballjen që do shkojë për llogari të Kualifikueseve të Botërorit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Nicolato që kanë ndarë mendjen për titullarët. Ashtu siç pritej, nga minuta e parë luajnë më të mirët. Shqipëria renditet në vendin e 3-të, Letonia renditet në vendin e katërt.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Broja, Bajrami, Manaj.

Letonia:Zviedris, Ciganiks, Balodis, Cernomordijs, Melniks, Jurkovskis, Zelenkovs, Vapne, Varslavans, Daskevics, Sits.

Minutë pas minute:

55- E pabesueshme, Gjimshiti nuk realizon nga  fare pranë.

52- Zbritje e bukur e Shqipërisë, Bajrami i shkon afër golit!

46- Nis e dyta.

45- Mbyllet fraksioni.

35- “Zgjohet” Letonia, shfaqet Balodis. Miqtë kërkojnë të reagojnë

25- Golll. Asllani nuk fal me penallti!

 

 

24- Shqipëria fiton penallti. Laçi futi topin në zonë dhe pas një prekje me dorë, arbitri akordoi 11-metërsh.

19- Provon Broja, nuk gjen portën.

9- Tenton Laçi me kokë, pa rezultat. Mbetemi përpara.

7-  Kuqezinjtë qarkullojnë topin dhe përpiqen të organizohen. Ritëm i kënaqshëm.

3- Goditje e dobët e Bajramit. Topi shkon jashtë.

1- Nis ndeshja.

 

Para ndeshjes:

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net