FOTO/ SofaScore “ngel” sulmin kuqezi, Asllani lojtari më i vlerësuar
Ndaj Letonisë, histori nuk ndryshoi, sërish problemi kryesor mbetet faza sulmuese, këtë e vërtetojnë jo vetëm shifrat, por dhe notat e bëra publike nga “SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat. Kështu, sipas “SofaScore”, lojtari më pak i vlerësuar i Shqipërisë në këtë takim rezulton Armando Broja. Zero gjuajte në kuadrat, një goditje jashtë, asnjë driblim, zero asist, zero gola, nota 6,6 për sulmuesin e Burnley.

Në këtë klasifikim jo pozitiv, Broja ndiqet nga Nedim Bajrami. As futbollisti i Rangers nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim duke u vlerësuar me notën 6.9. Me një pikë më shumë u vlerësua Rey Manaj, me tredhëmbëshin ofensivë që plotëson treshen më pak të vlerësuar.

Lojtari më i vlerësuar në radhët e Shqipërisë në këtë takim rezulton Kristjan Asllani. Jo vetëm për golin e shënuar, mesfushori i Torinos vlerësohet nga “SofaScore” me notën 8.3. Me të njëjtën notë vlerësohet edhe Mario Mitaj, ndërhyrja e tij në fund kishte të njëjtën peshë si goli i Asllanit. Plotëson podiumin e lojtarëve më të vlerësuar Elsid Hysaj, nota 8,1 për anësorin e Lazio-s.