“Juve dhe Napoli favoritët për të fituar Serie A, ky është mendimi im”
I mirënjohuri Giuseppe Bergomi, bëri analizën e tij për garën në Serie A. Sipas tij, Juventus dhe Napoli mbeten favoritë.
“Interi, Milani dhe Roma fillojnë pas Juventusit dhe Napolit, por këto skuadra mund të jenë një bezdi e vërtetë.
Nuk e di nëse Interi do të jetë në gjendje të ndjekë të njëjtën rrugë që kanë ndjekur vitet e fundit. Në përgjithësi ekipet tona mund të befasojnë, por niveli i konkurrencës në Evropë është më i lartë”- tha Bergomi.