Wed, Sep 10, 2025

“Zgjodha Interin, por mund të kisha kaluar edhe te Juventusi”, rrëfimi i Shaqirit: Më bindi Mancini për 5 minuta

  • PublishedSeptember 10, 2025

“Zgjodha Interin, por mund të kisha kaluar edhe te Juventusi”, rrëfimi i Shaqirit: Më bindi Mancini për 5 minuta

Në një intervistë për CDS, Xherdan Shaqiri u rikthye të flaës për periudhën që luante te Interi (2015).

“Përfundova në një nga Interët më të dobët të 15 viteve të fundit për sa i përket cilësisë. Ishim ndërtuar dobët, na mungonte ekuilibri dhe sinqerisht ekip pa kampionë, nuk ishim gati për të fituar. Në atë kohë Mancini më telefonoi dhe më bindi brenda pesë minutash. Më tha se do të isha në qendër të projektit, por në vend të kësaj nuk luajta shumë. Sigurisht, problemet e zakonshme fizike kishin gjithashtu një rol tek unë. Mendoj se duhet të më kishin dhënë më shumë kohë loje.”

Shaqiri zbulon se mund të kishte qenë gjithashtu lojtar i Juventusit. “Mund të kisha qenë numri 10 i bardhezinjve vite më paë. Ata donin që unë të zëvendësoja Diegon, i cili ishte një mesfushor ofensiv. Isha i hapur për atë transferim, por më vonë nuk ndodhi asgjë. Do më kishte pëlqyer në atë kohë, por doli mirë, sepse tashmë në itali mbështes zikaltrit”, tha Shaqiri.


AlbaniaWeb.net