Ndizet sfida Juve-Inter, zikaltërit në sulm për Vlahovic
Juventus-Inter, super sfida e javës së tretë në Serie A, ka filluar të ndizet jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. “TuttoSport”, shkruan se klubi zikaltër pritet të futet në garë për të siguruar shërbimet e Dusan Vlahovic.
“Bomberi” serb është në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, për këtë arsye përfaqëson një okazion të vërtetë. Beppe Marota ka një raport të shkëlqyer me Vlahovic dhe këtë periudhë do të përpiqet të josh serbin për t’iu bashkuar në Milano.
Pengesë mbetet paga e tij, me Vlahovic që aktualisht përfiton 12 milionë euro në sezon.
()