Thu, Sep 11, 2025

Pas vrasjes së aktivistit “MAGA”, tifozët kërkojnë që SHBA-së t’i hiqet e drejta e organizimit të Botërorit

  • PublishedSeptember 11, 2025

Pas vrasjes së aktivistit “MAGA”, tifozët kërkojnë që SHBA-së t’i hiqet e drejta e organizimit të Botërorit

Tifozët kanë bërë thirrje që Shteteve të Bashkuara t’u hiqet e drejta e organizimit të Kupës së Botës verën e ardhshme, pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën.

Aktivisti “MAGA” po drejtonte një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut kur u qëllua në qafë ndërsa fliste në skenë.

Lajme të tilla kanë shqetësuar jo pak tifozët, për turneun që do zhvillohet në Amerikë.

“Me të shtënat dhe vrasjen e  Charlie Kirk, Amerika nuk duhet të lejohet nga FIFA të bashkë-organizojë Kupën e Botës”, shkroi një tifoz në X. “Si do të mbahet Kupa e Botës në një vend të pasigurt pas skenave të vrasjes së Charlie Kirk?”, pyeti një tjetër.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net