Josh Duhamel braktis Hollywood-in! Sot jeton në një kasolle të ndërtuar me duart e tij
Josh Duhamel zbulon parajsën e tij personale në natyrë dhe vendimin e tij për t’u larguar nga Hollywood- i joshës, duke zgjedhur një stil jetese më të qetë dhe autentik në Minesota.
Aktori, i njohur për rolin e tij në filmin Transformers, duke folur në një intervistë për jetën e tij larg vëmendjes, shpjegoi se motivimi pas zgjedhjes së tij për të jetuar në një kasolle larg qytetit ishte nevoja për qetësi dhe larg shpërqendrimeve të shoqërisë moderne.
“Një arsye pse e ndërtova shtëpinë time në Minesota, thellë në pyll, është sepse është larg gjithçkaje” , i tha ai Parade. “Dyqani më i afërt është 64 kilometra larg. Atje, jeta ka të bëjë me kujdesin për njëri-tjetrin – krijimin e kujtimeve dhe kalimin e kohës me familjen dhe miqtë.”
Me gruan e tij, Audra Mari, dhe djalin e tyre 1-vjeçar, Shepherd, si dhe djalin e tij 11-vjeçar, Axl, nga martesa e tij me Fergie, Josh Duhamel ka gjetur një mënyrë për të ringjallur lidhjen e tij me natyrën dhe komunitetin.
Aktori ka kaluar 15 vjet duke punuar shumë për të krijuar rezidencën më të mirë në Minesota, duke e ndërtuar shtëpinë e tij nga e para. Në një moment, ai madje u detyrua të lante enët në liqenin pranë shtëpisë së tij derisa të përfundonte puna bazë.
“Më solli më afër thelbit të jetës. Ka diçka në të që të mbush shpirtin në shumë mënyra “, tha ai. Ai thotë se të qenit në kontakt me tokën dhe të jetuarit e jetës së përditshme pa luksin e panevojshëm të Hollivudit e ndihmon të përqendrohet në vlerat e vërteta.
Kënaqësia e aktorit për natyrën është diçka që ai e mësoi që nga fëmijëria e tij në Dakotën e Veriut, ku u rrit duke hipur në kuaj. Tani, në Minesota, ai gjen paqe duke punuar me traktorin e tij dhe duke kaluar kohë në natyrë.
“Jam gjithmonë atje duke bërë diçka, thjesht duke kaluar kohën. Është si një shesh lojërash i madh“, tha ai, duke shpjeguar se gëzimi i tij më i madh është të shohë fëmijët e tij të përjetojnë të njëjtën lidhje me natyrën.
Josh Duhamel, aktor dhe ish-model, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000 dhe fitoi famë me pjesëmarrjen e tij në serialin televiziv “All My Children”, ku luajti personazhin Leo du Pres, një rol për të cilin fitoi një çmim Daytime Emmy në vitin 2002. Megjithatë, roli që e afirmoi ndërkombëtarisht ishte në serialin filmik “Transformers” (2007, 2009, 2011), ku luajti Kapiten William Lennox. Pjesëmarrja e tij në filmat e Michael Bay i dha atij njohje të madhe dhe e afirmoi si një nga aktorët më të dashur në Hollywood. Ai ishte i martuar me këngëtaren Fergie, një anëtare e grupit The Black Eyed Peas. Të dy u martuan në vitin 2009 dhe patën një djalë, Axl. Megjithatë, në vitin 2017 ata njoftuan ndarjen e tyre. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2019. Pavarësisht vendimit të tyre për t’u ndarë, ata ruajnë një marrëdhënie të mirë për hir të djalit të tyre.