Daku, “bomber” në Rusi, 7 gola në 8 ndeshje, por nuk “shkrep” me Shqipërinë (VIDEO)
Për fat të keq, nuk arriti të linte gjurmë me Shqipërinë, por në Rusi historia është ndryshe, Mirlind Daku vijon të shënojë në mënyrë konstante. “Bomberi” kuqezi rezultoi përcaktues për ekipin e tij Rubin Kazan, këtë herë duke i dhuruar një 3 pikësh përballë Dynamo Makhachkala.
Në minutën e 27-të, Daku u tregu perfekt nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar Rubinin në avantazh. Ky ishte goli i tij i 7-të sezonal. 8 ndeshje 7 gola dhe vendi i dytë në listën e golashënuesve më të mirë në Rusi.
Rubin Kazan mbrojti me fanatizëm golin e Dakut, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund, një sukses që i ngjit provizorisht në vendin e 5-të.
()