Tenisti Carlos Alcaraz në një romancë me modelen amerikane Brooks Nader!
Fituesi i këtij edicioni të US Open, Carlos Alcaraz, është në një lidhje me modelen amerikane Brooks Nader. Lajmi është konfirmuar nga motra e saj, Grace Ann Nader.
“Thashethemet janë të vërteta. Fjala ‘po dalim bashkë’ më duket pak e thjeshtë për ta përshkruar, por unë e di që ai është i duhuri,”-tha Grace Ann për E! News, gjatë një sfilate ku Brooks mori pjesë në kuadër të New York Fashion Week.
Ajo shtoi se ende nuk e ka takuar personalisht tenistin, por mezi pret ta bëjë këtë. Zërat për lidhjen mes Alcaraz dhe Brooks nisën të qarkullonin në fund të javës së kaluar, kur modelja u pa të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së trofeut pas fitores së tij kundër Jannik Sinner në finalen e US Open.