Mon, Sep 15, 2025

“Të merremi me gjëra që vlejnë”, ish-lojtari i Barcelonës reagon pas lajmeve për vdekjen e tij

  • PublishedSeptember 15, 2025

“Të merremi me gjëra që vlejnë”, ish-lojtari i Barcelonës reagon pas lajmeve për vdekjen e tij

Lajmet për vdekjen e Eric Abidal u përhapën me shpejtësi, duke shqetësuar jo pak tifozët.

Sipas asaj që shkruanin mediat, ish-lojtari i njohur i Barcelonës ndërroi jetë pasi shfaqi komplikacione në transplantin e dytë të mëlçisë dhe pas një beteje të vështirë me kancerin.

Së fundmi, ka qenë vetë Abidal që ka shkruar se gëzon shëndet të plotë dhe se po kalon kohë me familjen.

“Disa zëra nuk do të duhej të ekzistonin kurrë. Jam këtu, me familjen time dhe gjithçka shkon mirë. Respekti është kryesori: është aty familja dhe fëmijët e mi. Për të qenë të qartë, jam mirë, jam gjallë dhe me shëndet të mira.

Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet e brengosjes. Të koncentrohemi tek ato që vërtetë çojnë peshë dhe që ia vlejnë”, shkroi Abidal.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net