Tue, Sep 16, 2025

PSG, Luis Enrique: Jemi gati, duam sërish triumf në Champions

  • PublishedSeptember 16, 2025

PSG, Luis Enrique: Jemi gati, duam sërish triumf në Champions

Tekniku i PSG, Luis Enrique doli në konferencë para ndeshjes ndaj Atalantës në Champions.

“Nuk shoh ndonjë ndryshim nga sezoni i kaluar. Çdo ndeshje është e vështirë. A po luajmë pak më keq? Nuk jam dakord. Ne gjithmonë analizojmë atë që bëjmë. Sezoni i kaluar ishte i vështirë për shkak të efikasitetit të ulët.

Por kjo është një pjesë normale e një procesi për një ekip që dëshiron të përmirësohet. Tani kemi më shumë besim në Ligën e Kampionëve sesa kishim vitin e kaluar.

Pasi fituam titullin evropian, qëllimi ynë, dhe gjithashtu qëllimi i klubit, i qytetit dhe i tifozëve tanë është të bëjmë histori përsëri dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi. Duhet të jemi ambiciozë”.

“Në mentalitetin tim, dëshira për të përmirësuar është e rrënjosur, për t’ua treguar lojtarëve se nuk mund të relaksohen. Të jesh ambicioz është normale, gjithmonë duhet të mendosh për përmirësim.

“Të fitosh titullin e parë është gjithmonë e vështirë, sepse lojtarët nuk mendojnë se janë të aftë ta bëjnë. Por ne ua treguam rrugën. Tani i gjithë PSG dhe lojtarët e rinj duan të fitojnë, sepse e dinë që janë të aftë. Për mua, është më e vështirë të fitosh herën e parë sesa të dytën apo të tretën”.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net