Tue, Sep 16, 2025

Vendosi të qëndrojë te Lecce, Ramadani: I lumtur këtu, ja përse nuk ika

  • PublishedSeptember 16, 2025

Vendosi të qëndrojë te Lecce, Ramadani: I lumtur këtu, ja përse nuk ika

Pavarësisht se përflitej për një largim nga Lecce në merkaton e verës, mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani vendosi që të qëndrojë te kjo skuadër. Ai u rikthye të flasë sërish për këtë temë, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Vitin e kaluar nuk luajta shumë. Mendova se do të duhej të largohesha, por u ndjeva keq që do të largohesha nga ky vend sepse jam shumë i lumtur te Leçe. Trajneri gjithmonë thotë se kjo është shtëpia ime.

Në fund, punova mirë, trajneri më jep besim dhe kjo më bën të ndihem mirë. Edhe Di Françesko më tha se mendonte që do të largohesha, por më tha të stërvitesha shumë sepse në futboll nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Ramadani.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net