Wed, Sep 17, 2025

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

  • PublishedSeptember 17, 2025

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Robert Redford, një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Përveç suksesit të jashtëzakonshëm në film, ai ka lënë pas një pasuri të konsiderueshme që vlerësohet rreth 170 milionë euro.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare si aktor, regjisor dhe producent, Redford fitoi miliona dollarë nga projekte të mëdha filmike. Vetëm nga filmi “The Last Castle” (2001), ai përfitoi një pagë rekord prej 11 milionë dollarësh. Më herët kishte marrë 500 mijë dollarë për “The Sting” (1973), 2 milionë për “A Bridge Too Far” (1977), dhe 4 milionë për “Indecent Proposal” (1993).

Pjesë e rëndësishme e pasurisë së tij ishin investimet në pasuri të paluajtshme. Ai zotëronte një portofol mbresëlënës, përfshirë një pronë prej 1,800 akrash në Utah, pjesërisht e mbrojtur për ruajtjen e natyrës. Ai kishte gjithashtu një fermë pranë resortit të tij të famshëm me emrin “Sundance” dhe një shtëpi buzë ujit në Tiburon, Kaliforni, që u shit në fund të vitit 2024 për 4.65 milionë dollarë.

Redford kishte zotëruar gjithashtu prona në New York, Aspen, Malibu dhe Santa Fe. Aktivitetet e tij në biznes, veçanërisht përmes projektit “Sundance”, e bënë atë jo vetëm ikonë të filmit, por edhe një sipërmarrës të suksesshëm.